Haradinaj: Do të vijë dita që statusi i veteranëve do të rregullohet

E publikuar: 29/12/2024 14:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj të dielën ka organizuar pritje për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Haradinaj, gjatë fjalës së tij ka thënë se beson që një ditë statusi i veteranëve të luftës do të rregullohet ashtu siç sipas tij iu takon.

“UÇK-ja është vlerësuar dhe ende vazhdon të vlerësohet si guerile më e suksesshme që arriti të fitojë lirinë dhe të krijojë shtetin e pavarësinë. Statusi ynë nuk është në rregull, por ka djem Kosova dhe do të ketë, do të vijë dita që statuti i kategorisë sonë do të rregullohet njëherë e përgjithmonë ashtu si i ka hije”, ka thënë ai.