Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj do të takojë sot zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zyrtari për media në AAK, Kushtrim Xhemajli.
Takimi mes Haradinajt dhe zyrtarit të lartë amerikan, Hanrahan pritet të zhvillohet nga ora 15:30.
Kujtojmë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka zhvilluar takim dje me Brendan Hanrahan, teksa tha se është diskutuar për thellim të bashkëpunimit ekonomik dhe në bashkëpunim diplomatik.
















