Haradinaj dhe Veseli nisin ditën me inovativët e Kosovës

E publikuar: 25/05/2017 11:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Dita e mirë shihet me mëngjes!”, nis përshkrimin e një takimi kafeje të kandidatit për Kryeministër, Ramush Haradinaj, bashkë me kreun e PDK’së Kadri Veseli, me një ekip të rinjsh të Qendrës Inovative – ICK.
“Sot e filluam bashkë me z. Veselin, një mengjes pune së bashku me ekipin e të rinjve kreativ dhe inovativ nga ICK”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

“Rinia e Kosovës është rini e kohës së inovacionit, teknologjisë informative dhe e aplikacioneve”, thotë kreu i AAK’së, përcjell Gazeta Express.

“E pëlqej ta quaj “Tech-Dardanians”, një zonë e veçantë inovative e biznesore që siguron infrastrukturen e nevojshme për kompanitë tona të fushës inovative, teknologjike dhe programuese – të gjitha në një vend”, shkruan i nominuari për kryeministër i koalicionit parazgjedhorë PDK-AAK-NISMA.

E krejt në fund të shkrimit të Haradinajt në facebook, ai ka vendosur edhe sloganet elektorale të paritsë së tij, AAK, dhe të PDK’së së Kadri Veselit.

“#KaArdhëKoha për #FillimineRi”, shkruan Haradinaj. /GazetaExpress/.