Haradinaj demanton avokatin serb: Nuk jam subjekt i asnjë procesi gjyqësor

E publikuar: 10/11/2020 21:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i AAK-së Ramush Haraidnaj, ka demantuar avokatin serb, Pregrad Saviq, i cili ka thënë se ndaj tij është ngritur aktakuzë nga Gjykata Speciale.

Haradinaj përmes një statusi në Facebook ka thënë se ky është një lajmi rremë që për burim kanë eksponentë të Serbisë.

“Të dashur qytetarë, Disa media tona kanë raportuar një lajm të rremë që për burim kanë eksponentë të Serbisë. Unë me dinjitet kam mbrojtur pastërtinë e luftës së UÇK-së dhe nuk jam subjekt i asnjë procesi gjyqësor. Vazhdoj punën në mbrojtje të vlerave dhe të shtetit. RH”, ka shkruar Haradinaj.