Ramush Haradinaj ka përsëritur akuzat, madje etiketimet ndaj kryetarit të Komisionit Shtetëror për Demarkacion me Malin e Zi, Murat Meha.
Atë edhe një herë Haradinaj e ka quajtur kriminel e shumë etiketime tjera. Madje ditë, më parë ai e kishte quajtur edhe “peder”.
“Është një njeri i korruptuar, kriminel, burgu është pak për to”.
Dhe sipas Haradinajt, jo vetëm ai është i tillë.
“Kushdo që shkon pas Murat Mehës janë të njëjtë sikur ai”, ka thënë më tej Haradinaj.
Sipas lideri të AAK-së, vetë fakti se kryeministri vjen në Parlament për të “informuar” paraqet një paradoks në vete.
“Kryeministri do të duhej marrë fjalën e Kuvendit, jo të njoftojë për marrëveshjet e nënshkruara”, ka thënë Haradinaj.
Ai u ka bërë thirrje Isa Mustafës e Hashim Thaçit që të anulojnë këto marrëveshje dhe siç ka thënë ai “të kthehemi në njëfarë rutine, të flasim për tema qeverisëse”.
“Nëse kthehemi në rutinë, s’kemi me pas nevojë për zgjedhje. Dhe nëse qeveria vazhdon me këto marrëveshje, atëherë nuk mund të flasim më madje edhe për zgjedhje, por për një situatë më të rëndë”, ka thënë më tej Haradinaj.