Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë pjesë sot në hapjen e fazës së dytë të impianti të ujit për pije në Gjakovë, ku sfidën e trajtimit të ujit e ka vlerësuar si njërën nga betejat e Qeverisë.
Haradinaj gjithashtu ka thënë se popujt që dinë të ruajnë ujin, janë popuj të mençur.
“Ne në Kosovë kemi bërë shumë edhe mundemi të mburremi se po e fitojmë luftën për rrugë të mira, por beteja mbetet trajtimi i ujit”, tha Haradinaj, thuhet në komunikatën e Qeverisë.
Haradinaj ka përmendur se në Kosovë ka ujëmbledhës të shumtë, duke e numëruar këtu edhe liqenin e Ujmanit, që është bërë temë kryesore në bisedimet e Brukselit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

















