Haradinaj: Bashkëpunimi me OSBE-në, në dobi të forcimit të institucioneve

E publikuar: 28/09/2017 20:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Ambasadorin Jan Braathu, kryesues i Misionit të OSBE- së në Kosovë.

Kryeministri Haradinaj falënderoi ambasadorin Braathu për përkrahjen e vazhdueshme që OSBE-ja ka dhënë për institucionet e Kosovës.

Kryeministri potencoi se bashkëpunimi mes Qeverisë së Kosovës dhe OSBE-së në Kosovë është në dobi të forcimit të institucioneve demokratike të vendit si dhe të qeverisjes së mirë, në funksion të një shoqërie me mundësi të barabarta për gjithë qytetarët dhe komunitetet.

Ambasadori Braathu nga ana e tij uroi kryeministrin Haradinaj për pozitën e re dhe për energjinë dhe dedikimin e tij të madh për të avancuar Kosovën, duke e siguruar se do të vazhdoj edhe më tej bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës./Indeksonline/