Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë Kosova dhe Serbia s’kanë rrugë tjetër “përpos të merren vesh për të qenë secili zot në shtëpinë e vet” dhe se ata që po hartojnë skenar të destabilizimit të Kosovës do të përfundojnë me turp, raporton Express.
Haradinaj ka thënë se interesi i shqiptarëve dhe i serbëve është të jetojnë pranë njëri tjetrit e në paqe.
“Interesi i shqiptarëve dhe i serbëve është të jetojnë pranë njëri tjetrit e në paqe dhe për këtë është paguar një çmim i madh dhe është bërë një përpjekje titanike për të arritur deri këtu ku jemi. Këtë nuk mund ta zhbëjë askush as në Beograd as në Prishtinë apo gjetiu. Prandaj hiqni dorë nga skenarët ogurzi, sepse historia nuk kthehet mbrapsht!”, ka shkruar Haradinaj.