Haradinaj: Askush nuk u dënua për masakrën në Abri të Epërme

E publikuar: 26/09/2020 10:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke kujtuar 22 vjetorin e masakrës në Abri të Epërme, ka thënë se Kosova e pagoi shtrenjtë okupimin, me spastrim etnik e shkatërrime, që nuk janë asgjë krahasuar me humbjet njerëzore.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se sot kujtojnë martirizimin e familjes Deliu, të cilët nuk u kursyen, pa dallim moshe, që nga foshnjet e deri te pleqtë.

“Ata ishin të pafajshëm, por askush nuk u dënua për vrasjen e tyre. Ne do të qëndrojmë gjithmonë pranë familjeve që humbën të dashurit, e do kërkojmë drejtësi deri në njeriun e fundit”, ka shkruar ai.