Opozita lut institucionet që të anulojnë marrëveshjet pasi situata mund të dalë jashtë kontrollit në rast të thirrjes së protestave. Lideri i AAK’së Ramush Haradinaj në ‘Rubikon’ ka thënë se më mirë është që deputetët t’i përballojnë goditjet e shisheve të ujit sesa të vdesin njerëzit në kufi.
“Zhbllokimi i Kuvendit do të ndodhë vetëm nëse anulohen marrëveshjet nga versioni ekzistues i saj”, ka thënë, Ramush Haradinaj, duke shtuar se opozita nuk është kundër obligimeve ndërkombëtare.
Haradinaj ka thënë se është normale që për vendet e BE’së hedhja e gazit të duket metodë e rëndë, pasi në vendet e tyre nuk është e domosdoshme hedhja e tij, kur ata kanë politikanë që e mbrojnë vendin e tyre.
Sipas Haradinajt, fuqinë e njëjtë që e ka Kushtetuesja për të ndaluar këto marrëveshje, e ka në dorë edhe kryeministri, i cili sipas tij, mund t’i anulojë ato nëse ka veç vullnet të mirë politik.
Kreu i AAK’së, i cili ka marrë përsipër ndalimin e ratifikimit të marrëveshjes se demarkacionit me Malin e Zi, i ka bërë edhe njëherë thirrje Qeverisë që të përmirësojë marrëveshjen, para së të sillet në Kuvend.
Lideri i AAK’së ka thënë se ka pasur tendenca që opozita të paraqitet si e çmendur, por se insistimi i saj po sjell edhe ndryshime.