Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka vlerësua si lajmë të mirë për Kosovën futjen në fuqi të Aktit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, i cili është miratuar nga dy dhomat e Kongresit amerikan dhe u nënshkrua në ligj nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Ai ka bërë me dije se ky është një rikonfirmim i politikës amerikane ndaj Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi.
Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se kjo tregon se Amerika është krah Kosovës.
“Lajmi më i mirë i mundshëm i kësaj dite është rikonfirmimi i politikës amerikane ndaj Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi. Ligji, tashmë në fuqi, për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, refuzon çdo ide për ndarje, shkëmbim territoresh apo ndryshim kufijsh mbi baza etnike. E mbështetë perspektiven e anëtarësimit të Kosovës në NATO, si dhe të krejt Ballkanit Perëndimor, që përputhet në plotni më përcaktimin tonë të kahmotshëm se anëtarësimi i Kosovës në NATO, është themeli i sigurisë dhe zhvillimit tonë si Shtet e shoqëri”, ka shkruar ai.


















