Haradinaj: A je në tokë të bukës, o Albin Kurti?

E publikuar: 10/03/2022 13:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka reaguar ashpër kryeministrit Albin Kurti lidhur me rritjen enorme të çmimit të vajit brenda 24 orëve.

Haradinaj i ka thënë Kurtit se duhet të veprojë ose të lëshojë rrugë.

“A je në tokë të bukës, o Albin Kurti?”, e ka pyetur ai shefin e qeverisë duke i thënë se “a po e sheh se matrapazët janë duke e goditur popullin?”.

“Vepro ose lësho rrugë Albin Kurti. A je në tokë të bukës o Albin Kurti. Kush është ka ta saboton shtetin?! A po sheh se matrapazët po ta godasin popullin. Një litër vaj brenda natës po të shtrenjtohet gati dyfish! A je edhe ti pjesë e këtij skenari, apo je shndërruar në “komisar për moral”! Zgjohu o Kryeministër e kryje detyrën që ta ka dhënë populli, ose lësho rrugë. A po e sheh se është ka soset durimi!”, ka shkruar ish-kryeministri në Facebook.