Hapet zyra e “Këshillit Kombëtar Shqiptar” në Sanxhak

E publikuar: 22/11/2023 23:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në përvjetorin e Kongresit të Manastirit, në Sanxhak është hapur zyra e “Këshilli Kombëtar Shqiptar”.

Nevzad Lutfiu nga Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD) tha se shqiptarët në Pazarin e Ri nga sot do ta kenë një shtëpi të re.

“Këshilli Kombëtar Shqiptar ka hapur zyrën e tij në Pazar të Ri. Kjo, vetëm pak muaj pasi nxënësit shqiptarë të Sanxhakut u furnizuan me çanta dhe filloi kursi i gjuhës shqipe. Shqiptarët në Pazarin e Ri sot kanë edhe një shtëpi të re. Kjo në vigjilje të festave të Nëntorit. E gëzofshi për shumë gjenerata!”