Hapet qendra për thirrje “IQ-to-Link”, synon të punësojë deri në 430 persona (Foto)

E publikuar: 02/09/2015 22:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në prezencë të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe shumë mysafirëve tjerë, sot edhe në mënyrë zyrtare është hapur qendra e re për thirrje (call center) Quality – to- Link (IQ- to – Link).

“IQ-to-Link” dhe EMPOWER – sektori privat i USAID-it – është qendër e re për thirrje (call center), që tashmë ka filluar nga puna në Prishtinë dhe që do të zgjerohet edhe më tej në shtator të këtij viti.

Aktualisht kjo kompani u ofron shërbime klientëve të mëdhenj nga Gjermania, me plane për t’u zgjeruar dhe në vende të tjera në Evropë.

Qendra për thirrje “IQ-to-Link” është ofrues i shërbimeve që vepron në bazë të standardeve evropiane për mbrojtjen dhe sigurinë e të dhënave. Kompania është regjistruar në Kosovë në vitin 2015 dhe tashmë ka punësuar rreth 200 të rinj nga 400 që është parashikuar të punësohen në këtë linjë të shërbimit.

“IQ-to-link” ka filluar tashmë të ofrojë shërbime me orar të plotë, si dhe është në proces të trajnimit të të rinjve të punësuar.

“IQ-to-Link” ka pasur dhe përkrahjen e Komunës së Prishtinës, që ka siguruar hapësirë me qira dhe kohëzgjatje të favorshme për këtë biznes të ri.

Kompania “IQ-to-Link” menaxhohet nga Jens Reichenbach, drejtor i përgjithshëm, që sjell më shumë se 15 vjet përvojë ndërkombëtare në shërbime ndaj klientit, si dhe Gëzim Begolli, menaxher i degës në Prishtinë, që sjell më shumë se 10 vjet përvojë pune si menaxher në kompani të ndryshme vendore.

EMPOWER është projekt që financohet nga USAID-i në Kosovë, me synim kryesor në krijimin e vendeve të reja punës. Në kuadër të mbështetjes për sektorin e teknologjisë informative dhe të komunikimit, programi bashkëpunon me kompani që krijojnë mundësi punësimi për të rinjtë.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas hapjes zyrtare të kësaj kompanie, ka treguar se komuna të cilën ai e drejton ka shprehur gatishmëri për ta ndihmuar këtë projekt dhe këtë, sipas tij, e ka bërë duke ia ofruar një hapësirë të mjaftueshme për ta ushtruar këtë biznes.

Ai ka sqaruar se Komuna e Prishtinës do t’iu dalë në ndihmë të gjitha kompanive që ofrojnë mundësi punësimi për banorët e kryeqytetit.

Ahmeti ka theksuar se të ardhurat që i sigurojnë punëtorët nga puna në këtë kompani, janë mbi mesataren e pagave të cilat sigurohen në sektorin publik dhe atë privat, dhe kështu rrjedhimisht, sipas tij, përveç që ndihmohet mirëqenia e familjeve të tyre, përmes këtyre parave kontribuohet edhe në rritjen ekonomike të komunës së Prishtinës.

Ndërsa, drejtori i përgjithshëm I “IQ-to-Link ” Jens Reichenbach, ka theksuar se kjo kompani synon të punësojë 430 persona duke shtuar se “arsyeja e hapjes së kësaj kompanisë në Kosovë është potenciali i madh që ka rinia kosovare sa i përket njohurive të gjuhës gjermane dhe gjuhëve të huaja në përgjithësi”.

Sipas Reichenbach, qëllimi fillestar që ka qenë punësimi i mbi 200 kosovarë, është arritur dhe se ky aktivitet do të vazhdojë edhe në vendet e rajonit.

IMG_5241shpenIMG_5252

IMG_5582IMG_5630IMG_5500IMG_5514IMG_5555

IMG_5631IMG_5654IMG_5566/Telegrafi/