Sot është bërë hapja e dyerve të “Prishtina Mall” për mysafirët special përfshirë edhe personat të cilët kanë investuar me bizneset e tyre në këtë qendër tregtare e cila është më e madhja në rajon.
Gjigandi tregtar Prishtina Mall do të ngërthejë në vete mbi 2.500 punëtorë dhe brenda hapësirave të saj ka mbi 230 brende prestigjioze, duke përfshirë brendet ekskluzive dhe dyqanet më moderne.
Qendra tregtare ofron tri hapësira të dizajnuara enkas për organizimin e ngjarjeve sic janë panairet, shfaqjet e ndryshme, promovimet dhe ekspozitat.
Prishtina Mall i ka kushtuar shumë rëndësi pjesës argëtuese. HyperActive është qendra argëtuese më e madhe në rajon me një hapësirë prej 11,202 metra katrorë, është pjesë e Prishtina Mall.
Me xhirot e shpejta me GoKart, betejat taktike në Laser Tag, zgjidhjet e mistereve të Escape Rooms, lojërat më të avancuara të Virtual Reality dhe shumë aventura të tjera, HyperActive tani është vendi kryesor i argëtimit në rajon.
Kinemaja më e madhe dhe më prestigjioze në Evropën Juglindore, CineStar është gjithashtu pjesë e qendrës tregtare, me 15 salla kinemaje, duke përfshirë një dhomë 4DX, 2 dhoma Class Gold, kuptohet me teknologjinë më të fundit.
Prishtina Mall gjithashtu ofron shërbime për klientët si: tavolinën për informata (Help desk), Ëi-fi falas, karroca për fëmijë, dhomë për zhveshje për fëmijë, ambiente të ulëta, karrige me rrota dhe shumë shërbime të tjera.
Gjatë ceremonisë së mërkurës të pranishëm kishte edhe figura të rëndësishme politike nga kabineti qeveritar.
E pranishme, ishte presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Përveç të parës së shtetit, të pranishëm ishin edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari dhe Armend Mehaj.
Në këtë ceremoni nuk mungojë as kryetari i komunës së Prishtinës Përparim Rama, si dhe ai i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.
Si përfundim, Prishtina Mall është më shumë se vetëm një destinacion për blerje; është një qendër e dedikuar për komunitetin që krijon një ndjenjë të përkatësisë dhe hap rrugët për ndërtimin e marrdhënieve brenda komuniteteve të ndryshme. Përmes ngjarjeve dhe aktiviteteve, bashkëpunimeve me organizatat lokale, mediave sociale dhe shërbimit të shkëlqyer ndaj klientit, Prishtina Mall është një vend i gjallë me plot risi, në rrugëtimin e saj për të ndërtuar një komunitet të fortë dhe jetëgjatë.