Hapet për qarkullim rruga Mitrovicë-Bajgorë

E publikuar: 07/01/2017 17:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se është hapur për qarkullim rruga Mitrovicë-Bajgorë, poashtu edhe rruga Ferizaj-Hani i Elezit, vetëm për automjetet e vogëla.

Njoftimi nga Ministria e Infrastrukturës:

“Ju njoftojmë se është hapur për qarkullim rruga Mitrovicë-Bajgorë e cila rrugë tashmë është e kalueshme.

Pas punës së pa ndërprerë të ekipeve për mirëmbajtjen e rrugëve në qarkullim të plotë është lëshuar edhe rruga Ferizaj-Hani i Elezit, vetëm për automjetet e vogëla.

Ndërsa, për automjetet e rënda rruga  ende është e pakalueshme.

Lidhur me lirimin edhe për automjetet e rënda do t’ju njoftojmë me kohë.

Njëherit kërkojmë nga qytetarët që gjatë udhëtimeve të tyre të jenë të pajisur me paisjet e duhura dimërore si dhe t’u përshtaten kushteve të gjendjes së rrugëve por edhe kushteve aktuale atmosferike.