Panairi i përgjithshëm ndërkombëtar “Prishtina 2015″, është hapur të martën në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka thënë se panairi ndërkombëtar po organizohet për herën e 15 në Kosovë dhe numri i pjesëmarrësve në të është i madh.
Ndërsa, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hikmete Bajrami tha se qëllimi i këtij panairi është që të krijojë lidhje mes bizneseve të vendeve të ndryshme. Dhe se Qeveria do të vazhdoi mbështetjen për bizneset.
Ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi, tha se ky panair është në zhvillim e sipër, dhe se ka një avancim të prodhimeve vendore.
Përfaqësuesit e kompanive pjesëmarrëse në panair, u shprehen të kënaqur me interesimin e qytetarëve për produktet e tyre edhe pse është vetëm fillimi ata po kanë leverdi mjaftë të mirë. Shpëtim Memishi nga kompania “Hoxha Invest” u shpreh për Tribuna Channel se deri më tani është i kënaqur me interesimin e qytetarëve. Edhe Ahmet Gorovi pronar i ndërmarrjes “Natyra”, theksoi se interesimi dhe shitja e produkteve është në rritje e sipër.
Në këtë panair morën pjesë ndërmarrjet nga Kosova, Rajoni e Evropa dhe do të jetë i hapur deri më 2 maj.