Hapet panairi ndërkombëtar i Prishtinës

E publikuar: 06/05/2015 16:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Prishtinë sot u hap panairi sektorial i organizuar nga CEO:

Panairi ndërkombëtar “EXPOKOS”, i specializuar për promovimin e sektorëve të ndërtimit, energjetikës, teknikës, mobilerisë dhe paluajtshmërisë si dhe Panairi i turizmit, udhëtimeve dhe hotelerisë “TRAVEL”.

Në panairin EXPOKOS po marrin pjesë kompani ekspozuese nga 12 shtete ku u prezantua  një numër i madh produktesh dhe shërbimesh si dhe u zhvilluan takime të shumta në mes të bizneseve nga Kosova me ato ndërkombëtare me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit të mëtejmë afarist.

Ndërsa, në panairin e Turizmit “TRAVEL 2015” do të marrin pjesë agjenci turistike, hotele dhe institucione shtetërore që merren me turizmin nga Kosova dhe rajoni. Në panair u bë lansimi zyrtar i ofertës verore për një numër të madh destinacionesh turistike, ku vizitorët do të mund të bëjnë rezervimin e pushimeve të tyre me çmime promocionale qysh gjatë ditëve të ekspozimit.

Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka tha se Ulqini do vazhdoj të mbetet stacioni kryesor i kosovarëve për të pushuar dhe relaksuar gjatë pushimeve verore dhe u shpreh se janë të gatshëm për të mirëpritur pushuesit që nga data 1 Maj.

Gjithashtu është mbajtur një konferencë për shtyp nga komuna e Ulqinit ku u prezantuan agjencione, hotele dhe qytete tjera turistike nga Mali i Zi.

Panairi EXPOKOS dhe ai TRAVEL do vazhdojnë të mbahen në Pallatin e Rinisë nga 6 deri më 9 maj.

abc-infosot88249358_n

abc-fadili033699382_n