Është hapur Konsullata e Republikës së Kosovës në Iowa. Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi me këtë rast tha se kështu Kosova po e forcon partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Sot pata nderin dhe kënaqësinë që në Des Moines të shtetit amerikan Ioëa, me prani të Gardës Amerikane, të hapë konsullatën e Republikës së Kosovës. Hapja e konsullatës së shtetit më të ri evropian në Iowa është kurorëzim i marrëdhënieve të shkëlqyeshme mes Kosovës dhe Iowa-s e SHBA-së. Falënderova guvernatorin e Ioëas Terry Branstad, Gjeneralin Timothy E. Orr, Senatoren Joni Kay Ernst, Drejtorin e Departamentit të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Thomas K. Yazdgerdi dhe plot zyrtarë të lartë të pranishëm në ceremoni. Kjo konsullatë përbën një portë të re për forcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit me SHBA-në, partnerin strategjik të Republikës së Kosovës. HTH”, shkruan Thaçi në Facebook.