Lajmet

Hapet fabrika e këpurdhave në Mitrovicë

02.06.2016 14:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Hapet fabrika e këpurdhave në Mitrovicë

Kompania Hirano Mushroom LLC bëri inaugurimin e fabrikës me të madhe në Evropë për prodhimin e kërpudhave japoneze Shiitake.

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli në një fjalë rasti tha se edhe përkrah talljeve që i kanë bërë qeveritarët Bahtirit, ai ka besuar në këtë projekt.

“Ne jemi duke përuruar një fabrikë për të cilën kemi pasur shumë angazhime. Ky është vetëm fillimi sepse këtë pjesë unë e shoh një zonë të industrializuar pas disa vitesh”, tha ai duke shtuar që kërpudhat janë kualitative dhe kamionët janë duke pritur të eksportojnë.

“Zotëri ish-kryeministër dhe ju që jeni tallë e që s’keni besuar ejani ta shihni. Në këtë drejtim Qeveria e Kosovës nuk ka qenë proaktive sepse për shkak të inateve ata bllokuan tokë ku duhej të ndërtohej. Kështu investitorët është dashur të kërkojnë tokë pjellore për ta bërë. Selam qeverisë i them të shikoj se kështu si janë duke bërë nuk ndërtohet vendi. Do të vijnë ditë më të mira për Kosovën”, tha Pacolli duke treguar se edhe në një pjesë tjetër të Kosovës do të ngritët një fabrikë e tillë.

“Nuk presim lëmoshë nga kjo qeveri që s’ka qenë bashkëpunuese. Ne do ta inaugurojmë edhe një fabrikë në Ferizaj kështu do ecim përpara. Qeveria duhet të turpërohet sepse kështu nuk qohet vendi përpara”, tha ai.

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri tha se ky është fillimi dhe shumë shpejt do të bëhet e kompletuar.

“Kemi krizë dhe thyerje të xhamave me automatika sepse e kanë ditur që kjo fabrikë është në të mirë të qytetarëve. Ka kaluar koha e automatikëve dhe e komandantëve tani është koha e biznesit”, tha ai.

Sipas tij kompania do të dyfishoj numrin deri në 800 punëtorë.

“Kam dashur të prodhoj më shumë dhe edhe do ta bëjë. Do ta bëjmë këtë së shpejti me mbështetjen tuaj”, tha ai.

Të pranishëm në këtë ngjarje të rëndësishme për ekonominë e vendit ishin edhe ambasadorë të vendeve të huaja në Kosovë.

Valdrin Lluka drejtor i kompanisë Mushroom LLC tha se ky projekt krijon mirëqenien e shumë familjeve.

“Kemi investuar mbi 5 milion euro tani dhe do të zgjerohet prapë. Evropa ka nevojë shumë për produktet tona dhe për këtë e kemi mbështetur këtë projekt. Tani ka rreth 70 punëtorë mirëpo brenda një muaji 100 do t’i ketë”, tha ai duke shtuar se ekspertë të shumtë kanë vlerësuar se kërpudhat kanë shumë cilësi”, tha Lluka, raporton arbresh.info.

Ndërsa, ambasadori i Shqipërisë, Qemajl Minxhozi në këtë hapje tha se ajo që u tha “mosbesimi i disa personave”, them që vjen si rezultat i dështimeve.

“Është e rëndësishme kjo sepse është një simbol për të thënë se Mitrovica me këtë investim kaq serioz ka rilindur shpresën për projekte tjera dhe për këtë edhe qytetarët janë gëzuar sepse Mitrovica dikur ishte djep i industrisë së Kosovës ringjallet me këtë projekt që do të jetë pjesë e e tavolinave të Bashkimit Evropian. Uroj që kjo të vijë edhe në Shqipëri sepse ne jemi një ashtu si është edhe Mitrovica e bashkuar andaj është një gjest i mirë që edhe kryetari i Mitrovicës veriore është këtu”, tha ai.

Ambasadori i Italisë Andreas Ferares, i cili po ashtu ishte i pranishëm në këtë inaugurim, tha se është i gëzuar që po e sheh një Kosovë ashtu si duhet të jetë në të ardhmen.

“Shteti juaj fillimisht hoqi për pavarësinë dhe tani shkon drejt sfidave të reja ku heronjtë e tyre janë ndërmarrësit dhe ata që merren me biznes”, tha ai.

Kryetari i Odës Ekonomikë në Kosovë Safet Gërxhaliu tha se kur i fton Pacolli janë pesë arsye; Hapet ndonjë fabrikë e re, vihet gur themeli i ndonjë fabrike, vijnë investitorë të huaj, flet si të bëhen investime dhe meriton duartrokitje ai dhe ekipi i tij. Kjo fabrikë u bë realitet dhe këta janë heronjtë. Momenti si ky sot duhet të jetë provokim për institucionet që të bëjnë më shumë për ekonomi e jo vetëm të flasin”, tha ai.

Ndërsa investitori japonez i cili investoi në këtë fabrikë, Yoshiharu Hirano tha se çmon faktin që zotëri Pacolli dhe Bahtiri kanë pasur besim në të.

“Është hera e parë që bëhet një bashkëpunim me Japoninë në këtë sferë dhe falënderoj popullin e Kosovës për këtë mundësi”, tha ai.
/arbresh.info.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje