Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj dhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier Foto: Facebook
Janë hapur zyrat e reja të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur vetë kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj, i cili njoftoi se mysafiri i tij i parë ishte ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier.
Haradinaj zbuloi se me Hovenierin diskutuan për aktualitetin në Kosovë.
“Me këmbë të mbarë e në shtëpinë e re, të nderuar që mysafiri i parë ishte Ambasadori Amerikan, Jeffrey Hovenier. Folëm për aktualitetin në Kosovë, për bashkëpunimin e ndërsjellë, pa harruar mbështetjen jetike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha fazat e lirisë e të shtetndërtimit të Kosovës! Me urime të ndërsjella edhe për Festën Kombëtare të Pavarësisë së Amerikës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.