Hani hudhër dhe mjaltë në stomak të zbrazët

E publikuar: 10/12/2016 23:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hudhra ka pak kalori, por përmban shumë ushqyes siç janë magnezi, vitamina B6,vitamina C dhe fibrat.

Hudhra ju ndihmon që të luftoni infeksionet dhe redukton ftohjet për 63%.

Kurse, mjalti i papërpunuar është përplot me antioksidantë, së bashku me enizmat dhe mineralet duke përfshirë hekur, zink, kalcium, magnezium, transmeton Indeksonline. Është një recetë me hudhër dhe mjaltë të cilin nëse e përdorni në stomak të zbrazur për ditë radhazi, do të arrini rezultate të mahnitshme për shëndetin tuaj. Për këtë ju duhen:3-4 koke hudhre 1 filxhan nga mjalti i papërpunuar
një kavanoz të vogël me një kapak.

Përdorimi:
Ndani kokat e hudhrës në pjesë individuale dhe më pas qëroni ato në mënyrë që të largoni shtresën e jashtme. Mbushni kavanozin me këto pjesë të hudhrës. Më pas, hudhni ngadalë mjaltin dhe përdorni një lugë për lirimin e ndonjë flluske ajri të bllokuar. Sigurohuni se hudhra është e mbuluar totalisht nga mjalti dhe vëni me pas kapakun në kavanoz. Lëreni përbërjen të qëndrojë për disa ditë ose në frigorifer ose në një dhomë me temperaturë të ulët.