Shoqata “Handikos” mbajti mledhjën e fundvitit në sallën e konferencave “n’Bodrum”, Fatmir Shurdhani menaxher i kësaj shoqate e cilësoi këtë vit si një vit të suksesshem, por duke mos i harruar edhe vështiresitë dhe rastet konkrete të cilat diskutuan.
Prezent ishin edhe pjesëtarë të tjerë të kësaj organizate, poashtu edhe njesia për komunitet nga Policia e Kosovës, ku sipas Bajram Hasanit janë gjithëmonë në gadishmëri për t’i ndihmuar komunitetit e shoqatave për siguri dhe mbrojtje.
Gjatë këtij takimi u shpërndanë edhe dy mirënjohje, për pronarin e “ABC Design” Fadil Rrahmani, i cili ka qenë dhe është mbështetes i oganizatës, ku ka edhe dy te punësuar me aftësi të kufizuara, mirënjohje pati edhe për Muhamet Halilin nga klubi Rotarian “Gjilani”.
Poashtu kjo shoqatë vlerson që edhe gjate vitit 2019 duhët të përkrahët financiarisht nga Komuna e Gjilanit dhe donatortë tjerë.