Hamza uron fitoren e Pecit në Mitrovicë: Jemi partia e parë me asamblistë, Ariani dëshmoi integritet

E publikuar: 10/11/2025 12:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bedri Hamza ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe besimin tek kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahirin.

Ai ka falënderuar gjithashtu secilin aktivist të PDK-së për kontributin gjatë fushatës, dhe ka thënë se pavarësisht që nuk e arritën rezultatin e dëshiruar në garën për kryetar, ka vlerësuar ekipin për punën dhe përkushtimin.

“PDK-ja ka dalë partia e parë me numër të votave dhe me numër të asamblistëve në Mitrovicë. Ndërsa, Ariani ka dëshmuar se integriteti, kultura dhe përkushtimi janë themeli i politikës së ndershme”, ka shkruar Hamza.

Ai ka uruar Faton Pecin për fitoren dhe i ka dëshiruar suksese në shërbim të Mitrovicës dhe qytetarëve.

“Z. Peci ia uroj fitoren dhe i dëshiroj suksese në shërbim të Mitrovicës dhe të qytetarëve tanë.”

Postimi i tij i plotë: