Hamza: Rritja e pagave është detyrim i qeverisë sime

E publikuar: 13/01/2025 11:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Foto: KlanKosova

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, ka thënë se rritja e pagave është detyrim i qeverisë së tij në rast se del fitues në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në një postim në Facebook, Hamza mes tjerash thotë se rritja e pagave është drejtësi, sepse mundëson që çdo qytetar të jetojë me dinjitet.

“Rritja e pagave është detyrim i qeverisë sime për kontributin që ju jepni për shoqërinë. Është molitim që secili nga ne të punojmë më mirë për vendin tonë. Është edhe drejtësi, sepse mundësojmë që çdo qytetar të jetojë me dinjitet”, ka thënë ai në një video në Facebook.