Hamza: Kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme, 50% rritje pagash në sektorin publik

E publikuar: 28/01/2025 09:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bedri Hamza, kandidati për kryeministër i PDK-së, ka thënë se kostoja e jetesës në Kosovës është bërë e papërballueshme.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se vendit i duhet një qasje e re për ta përmirësuar mirëqenien e qytetarëve. Hamza ka thënë se në programin e tij qeverisës e ka rritjen e pagave për 50 përqind për sektorin publik.

“Nga mësuesit dhe profesorët deri te policët, nga infermierët dhe mjekët deri te punëtorët e administratës publike, që të gjithë do të përfitojnë rritje 50% të pagave”.

“Unë e mbaj fjalën! #PDK131”, ka thënë Hamza.