Kryesore

Hamza: Fatmir Limaj nuk do të jetë pjesë e listës së PDK-së

11.05.2026 17:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Hamza: Fatmir Limaj nuk do të jetë pjesë e listës së PDK-së

Krytari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie, ka njoftuar se Fatmir Limaj nuk do të jetë pjesë e listës zgjedhore.

Ai ka thënë se e vlerësojnë kontributin e Limajt dhe e respektojnë por nuk do të jetë pjesë e PDK-së.

“Sa i përket diskutimeve të fundit në media, ne kemi pranuar një letër nga kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, z. Fatmir Limaj. Pas diskutimeve në kryesinë e PDK-së, kemi një qëndrim i përgjithshëm: e mirëpresim kontributin e z. Limaj dhe NISMA-s që do të japin për PDK-në në këto zgjedhje. Jemi të bindur që kjo përkrahje do të reflektojë në rritjen e votës për Partinë Demokratike të Kosovës edhe si rezultat i angazhimit. Sigurisht që zoti Limaj në të ardhmen në proceset e brendshme zgjedhore është i mirëpritur të jetë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Kësaj radhe, z. Limaj nuk do të jetë pjesë e listës zgjedhore të PDK-së për deputetë. Ju e keni parë edhe vet letrën që ka dërguar zoti Limaj nuk ka pasur kërkesë nga ai që të jetë pjesë e listës”, tha Hamza para mediave.

Hamza po ashtu shtoi se është bërë trend që të ketë kandidat për kryeministër, mirëpo të gjithë garojnë për deputet.

“Zgjedhjet mbahen për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ne të gjithë garojmë për një vend në ulëset për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Është bërë një trend, një modë, që po nominalizohet një kandidat për kryeministër, ndërsa realisht të gjithë garojmë fillimisht për deputetë. Dhe pastaj, varësisht prej numrit të ulëseve dhe varësisht prej mundësisë të ndonjë marrëveshje politike pas zgjedhjeve, ne kemi mundësi që të flasim edhe për proceset edhe për pozicionet e tjera.”, tha.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit