Muhamet Hamiti, ish bashkëpunëtor i afërt i Ibrahim Rugovës , në Zona e Debatit në Klan Kosova ka folur për “jetën e Rugovës” dhe Kosovën pas vdekjes së tij, njofton Klan Kosova.
Hamiti ka thënë se Rugova ishte njeri që besonte në zhvillime graduale, ndërsa pavarësinë e vendit e shihte si episod të dytë të pavarësisë së kombit.
“Rugova ka besuar në gradualitet. Ai e ka parë pavarësinë e Kosovës si realitet të dytë të pavarësisë së shqiptarëve”.
“Ne kemi qenë nën okupim klasik, por ai ka pasur në kontroll një popull të tërë. Rugova kritikohej ndonjëherë që po takon zyrtarë të rangut të ulët, ai thoshte edhe sekretari i dytë, por edhe i tretë i një ambasade do ta përcjellë mesazhin tek vendi i vetë”.
“Pushteti moral ka zgjatur më shumë dhe ka qenë besimi me pëlqim dhe duke marrë vendime të liderit, jo sipas vullnetit të njerëzve, por duke i drejtuar ata”.
Më tutje ai ka theksuar se Rugova u “satanizua nga marksistë-leninistët”.
“Satanizimi i Rugovës ka ndodhur nga disa elementë marksist-leninist, që dëshironin të vinin në pushtet”.