Hamiti rikthen një tekst të Ibrahim Rugovës student, shkruar për 28 Nëntor para 55 vitesh

E publikuar: 28/11/2023 20:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti në profilin e tij në ‘facebook’ ka publikuar një shkrim të shkruar para 55 vitesh nga Ibrahim Rugova kur kishte qenë student, me rastin e 28 nëntorit.

Hamiti ka ndarë një pjesë nga ky shkrim, ku Rugova flet për perandorinë Osmane që ka marrë shumëçka nga shqiptarët, por jo atë më të vlefshmen, fuqinë e trimërinë.

“”Kulçedra e Anadollit na gëlltiti ç’patëm. Po ajo mori shumëçka, gati na zhbiu, por s’mundi të na marrë atë më të vlefshmen, më madhështoren – fuqinë, trimërinë që i çoi në këmbë prore shpirtrat tanë të djegur për tokën e stërgjyshërve”, shkruante Ibrahim Rugova, atëherë student, si sot para 55 vitesh.” – shkruan Hamiti teksa citon Rugovën.

“Ibrahim Rugova i priu lëvizjes për pavarësi të Kosovës. U zgjodh katër herë President i Kosovës. Ati Themeltar i shtetit të Kosovës.” – ka përfunduar ai./express