Hamilton, “tifoz” i futbollistit të Kosovës

E publikuar: 14/09/2016 18:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Piloti i famshëm i Formula 1, Lewis Hamilton, duket se është tifoz i skuadrës Munchen 1860 nga Bundesliga 2, ku luan mbrojtësi i djathtë i Kosovës, Fanol Perdedaj.

Hamilton ka pozuar në një foto, ku vesh ka një xhaketë me llogo të Munchen 1860.

Kjo ka nxitur mediat gjermane, të cilat shkruajnë se britaniku është tifoz i kësaj skuadre.

Madje, është pikërisht Perdedaj, ai që ka bërë një kërkesë për këtë xhaketë. “Ku ndodhet kjo xhaketë? E dua atë. Po duket shumë ‘cool’! Edhe pse jam tifoz i Vettelit, kjo xhaketë po i rrinë mirë!”, ka shkruar Perdedaj, shkruan Bild, raporton Gazeta Olle.

Bashkëlojtari i tij, kroati Ivica Oliq e ka ftuar ta ndjekë ndonjë ndeshje të tyre në stadium.

 

hamilton