Hamilton: Më shumë se rekordet më intereson titulli

E publikuar: 24/08/2015 12:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lewis Hamilton vazhdon të vendosë rekorde. Me pole-position-in e regjistruar në Cmimin e Madh të Belgjikës të cilin më pas e fitoi duke dominuar, piloti anglez regjistroi polin e 10-të sezonal dhe të 6-tin radhazi duke barazuar Michael Schumacher-in me 6 pole-position radhazi, një tjetër vend i parë në provat zyrtare të garës së Monzas do të bënte që anglezi ta parakalonte gjermanin. Gjithsesi rekordet nuk janë shumë të rëndësishme për kampionin e Botës në fuqi, pasi e vetja gjë që i intereson Hamilton-it është fitimi i një tjetër titulli Botëror në Formula 1.

” Mendoj se të fitosh trofeun e pilotit me shumë pole-position nuk është dicka shumë emocionuese. Është pozitive të arrish sa më shumë vende të para në provat zyrtare por objektivi im është titulli. Po pres me padurim për të fituar një tjetër kampionat Botëror. E rëndësishme është që polet e arritura ti shndërrojmë në fitore, në Belgjikë e realizuam dicka të tillë”.

Më pas Hamilton foli edhe për fitoren e arritur në pistën e Spa Francorchamps që sipas tij është një nga më të bukurat në Formula 1.

” Mendoj se kisha një rendiment të mirë në Belgjikë. Përgjatë gjithë fundjavës asnjëherë nuk e vendosa veten në një situatë të vështirë. Arrita ti menaxhoja shumë gomat pasi për asnjë moment nuk mu desh të shtyja shumë fortë. Të ruash balancën e makinës është dicka shumë pozitive në të tilla raste. Pista e Spa Francorchamps është fantastike dhe mbi të gjitha shumë argëtuese”.

Përsa i përket rivalitet me Nico Rosberg, Hamilton shtoi:

” Nico kishte një ritëm të mirë. Ai kontrolloi garën dhe detyroi Sebastian Vettel-in të shtynte fort duke bërë që ti shpërthente njëra nga gomat”./ss/