Një fitore me të vërtetë speciale dedikuar një njeriu të jashtëzakonshëm. Në Kanada Lewis Hamilton arriti një fitore shumë të rëndësishme të cilën ia dedikoi ish boksierit të famshëm, Muhammad Ali i ndarë nga jeta disa ditë më parë. Edhe pse u pole-position, piloti britanik u parakalua nga Sebastian Vettel që në xhiron e parë, por Hamilton pati një ritëm shumë të mirë gjatë gjithë garës që u zhvillua në Montreal dhe në fund arriti të linte pas gjermanin e Ferrarit, duke marrë një fitore që e afroi akoma edhe më shumë me kryesuesin e klasfikimit të përgjithshëm, Nico Rosberg. Falë fitoreve në Kanada dhe Montreal, tashmë distanca në renditje mes kampionit në fuqi të Botës dhe gjermanit të Mercedes është ngushtuar në vetëm 9 pikë.
” Zakonisht unë nuk ia dedikoj fitoret e mia askujt. Por ka një person që më ka frymëzuar shumë në jetë dhe ai është Muhammad Ali, dhe këtë sukses ia dedikoj atij dhe familjes së tij. Në xhirot e fundit të garës po mendoja për të, dhe për faktin se Muhammad Ali ndoshta po e shijonte garën dhe po argëtohej duke më ndjekur nga lart”.
Më pas Hamilton foli për garën e Kanadasë duke konsideruar këtë fitore si shumë vendimtare.
” Ishte një fundjavë fantastike për mua, edhe pse në startin e garës gabova disi. Ndoshta për një shkak të një problemi me freksionin e nisa keq garën. Në kthesën e parë gomat e makinës ishin shumë të ftohta dhe për këtë arsye preka edhe Rosbergun pasi e kisha të vështirë të ruaja kontrollin e saj. Jam me të vërtetë i lumtur që të dy nuk përfunduam jashtë piste në fillimin e garës. Vettel nga ana tjetër u nis shumë mirë por në fund arrita të triumfoja unë dhe jam i lumtur që fitova këtu pasi më mungonte një sukses i tillë që nga viti 2007″./supersport.al/