Tre pikë të rëndësishme për Hertën që tashmë ngjit shkallët në renditje duke u pozicionuar në vendin e 13-të..
Hertha e Berlinit arriti një fitore të rëndësishme për ambiciet e mbijetesës pasi mundi 1-0 Hamburgun në “Imtech Arena” falë një goli të realizuar në fund nga Langkamp.
Në një përballje të drejtpërdrejtë për qëndrimin dy skuadrat zhvilluan një takim shumë të kujdesshëm mes tyre, i cili mund të kishte patur një tjetër rrjedhë nëse nuk do të kishte qenë për golin e anulluar të Olicit në minutën e 13-të. Epërsia e minutave të parë në lojë nga vendasit, u balancua me kalimin e minutave edhe pse rastet e pastra për shënim munguan për berlinezët. Mundësinë më të mirë për të kaluar përpara miqtë e patën në të 64-trën me Kalou por goditja e këtij të fundit ishte shumë qëndore.
Në të 75-tën ishte Adler që shpëtoi Hamburgun nga pësimi i golit duke pritur goditjen e Haraguchit, megjithatë portieri vendasit nuk mund të bënte asgjë në të 84-trën kur Lagnkamp i dha fitoren të tijve. Tre pikë të rëndësishme për Hertën që tashmë ngjit shkallët në renditje duke u pozicionuar në vendin e 13-të me 29 pikë, ndërsa Hamburgu gjendet i 15-ti me 25 pikë. /supersport.al/