Hamburgu bën postim të pakuptimtë për Sahitin, “provokojnë” me fjalë serbe

E publikuar: 30/01/2026 23:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Skuadra gjermane, Hamburgu, ka përshëndetur përmes një videoje të shkurtër futbollistin kosovar, Emir Sahitin, pas huazimit të tij te skuadra izraelite, Maccabi Tel Aviv.

Megjithatë, përshkrimi i postimit që shoqëronte videon ka nxitur reagime për shkak të një detaji të pakuptimtë.

Në fillim të postimit, Hamburgu ka shkruar: “Kujdesu për veten, ‘brate’”. Fjala “brate” vjen nga gjuha serbe dhe do të thotë “vëlla”, ndërsa përdoret edhe në kroatisht.

Ajo që ka shkaktuar kontradikta është fakti se pas fjalës “brate” është vendosur flamuri i Kosovës, gjë që disa përdorues e kanë konsideruar të paqartë dhe ironike.