Haliti zbulon detaje nga lufta: Dikush nga LDK ia çoi Gelbardit një letër në emër të Rugovës, ky ishte mesazhi

E publikuar: 20/03/2024 22:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), që ka qenë akter i lartë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Xhavit Haliti, ka treguar në “Pressing” të T7 për Konferencën e Rambujes, e mbajtur 25 vjet më parë.

Haliti ka treguar se dikush nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), i ka shkruar në emër të Ibrahim Rugovës të angazhuarit amerikan për Ballkanin, Robert S. Gelbard.

“Dikush në LDK i ka shkru letër Gelbardit në emër të Ibrahim Rugovës që Gelbard nëse vjen në Kosovë ne nuk do ta pranojmë sepse po bashkëpunon me terroristët”, ka thënë Haliti teksa e tregoi mesazhin e letrës.

Haliti tha se shumë akterë të UÇK-së nuk kanë qenë pro asaj konferencës, por tha se UÇK-ja nuk ka pasur monopol individësh.

“Politika e UÇK-së nuk është bërë mbi bazën e kontakteve që janë zhvillu dhe në bashkëpunim të plotë me shtetin shqiptar dhe shtabin e përgjithshëm të UÇK-së. Nuk ka pasur individë që ka pasur monopol”, ka thënë ai.