Haliti: S’na duhet njohja nga Serbia

E publikuar: 05/01/2023 14:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka mbështetur deklaratën e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, i cila tha se “Njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë s’është e mundur tani për tani”.

Haliti, për Blic thotë se, njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë nuk është e domosdoshme në këtë fazë.

Nuk është e domosdoshme me pas njohje reciproke në këtë fazë, sepse edhe marrëveshja e Brukselit përcakton disa çështje për të cilat ne nuk do të jemi pengesë për njëri-tjetrin. E para, sa i përket njohjeve në marrëveshjen e Brukselit është e potencuar që Kosova dhe Serbia nuk do ta pengojnë njëra-tjetrin në procesin e integrimit në BE. E dyta, Serbia nuk do ta pengojë Kosovën në integrimin e saj në institucionet ndërkombëtare. Pra, kjo është e zezë në të bardhë, e shkruar në atë marrëveshje”, tha Haliti.

Haliti shtoi se një deklaratë e tillë nga ambasada amerikanë bazohet në kohën dhe situatën të cilën gjendemi, teksa thotë se aletatët duhet t’i dëgjojm.

“Ambasada amerikane për deklaratën e tillë është bazuar në situatën dhe kohën në të cilën jemi. Aleatët strategjikë duhet t’i dëgjojmë”, tha Haliti.