Haliti: S’kam ftesë nga Specialja – nuk është e çuditshme si gëzohen smirëzinjtë

E publikuar: 09/11/2020 22:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti, ka mohuar të ketë marrë ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë.

Ai në një postim në Facebook ka bërë të ditur se nga Specialja nuk është kontaktuar as me telefon.

“Nuk është e çuditshme se si gëzohen smirëzinjtë. Por, fatkeqësisht dua t’i mërzisë ata, që të gjithë zëdhënësit e Radio Moskës e të Sputnikut, ndërsa t’i gëzoj miqtë e mi, që u shqetësuan me lajmin e lajmëtarëve të Radio Moskës e Radio Serbisë. Po ju njoftoj që as s’kam marrë ftesë dhe as s’më kanë ftuar me telefon”, shkruan Haliti.