Lajmet

Haliti: S’ka pase FARK e as Marreveshje te Oslos. I kam inçizimet e kam me i publikue (Video)

26.04.2016 22:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Haliti: S’ka pase FARK e as Marreveshje te Oslos. I kam inçizimet e kam me i publikue (Video)

“S’ka me ndodh ndonji risi a ndonji ngjarje e papritun, veç ka me u mbaje Konveta e partise me daten 7 dhe ka me u zgjedhe kryetari i ri i PDK’s”, tha nenkryetari i Kuvendit te Kosoves, Xhavit Haliti, i ftuem ne emisionin Rrokum Roll.
Ne pyetjen ku ka me mbete PDK pa Thaçin kryetar, Haliti tha se “PDK ka me mbete ne PDK”, tue shtue se pa zotni Thaçin PDK ka me qene ma e mobilizueme.
Rreth lajmeve se Haliti ka me konkurrue per kryetar te partise, ai tha se nuk ka pase kurre synim per kete pozite, tue shtue se kjo ka qene veç loje e mediave.

“Kjo bahet kryesisht ne momentet kur dojne me sulme dikend qe nuk reagon ndaj mediave. Tash per tash s’kam ndermend me konkurrue per kryetar te partise. Ndodh qe nji dite njeriut i teket me konkurrue, por duhet me investue e me punue shume”, theksoi nenkryetari Haliti.

 

“Une po besoj qe zotni Veseli ka qene gjithmone pjese e PDK’s, ne çdo variant, e ka njoft partine edhe ne ate kohe kur nuk ishte ne PDK. Si drejtues te partise s’e kam provue zotni Veselin deri tash kur e ka marre detyren, por ne kete periudhe kohore te shkurte qe e ka drejtue partine, une po e shoh se e ka nji vullnet te madh me punue per partine, me kontribue per te e me u perballe me sfidat e kohes. Me i spastrue te metat e partise dhe me u perballe me tana sfidat qe Kosoven po e presin ne kohnat qe po vijne”, u shpreh i bindun Haliti.

Mungesa e debatit te mbrendshem per problemet qe lidhen me liderin dhe me ekipin e liderit, i veçoi Haliti si gjana qe nuk i pelqejne te partite tjera politike.

Sa i takon FARK’ut zotni Haliti deklaroi:

“Krejt çka asht thane asht propagande. S’ka pase FARK, ka qene veç nji ide e imja. Na e kemi pase nji UÇK per te cilen ka qene i informuem edhe Kryeministri edhe zotni Rugova. Kane qene dy grupe te oficerave, te dyja te pamvaruna nga njana-tjetra. Na nuk kemi lejue me dorezue pa çelsa nji krijese tonen – UÇK – kjo s’kishte me qene normale. Te gjithe ata qe kane hy ne UÇK kane hy me marreveshje dhe kane marre grada. Na s’kemi negociue me FARK, na kemi negociue me Ahmet Krasniqin, e ai s’ka qene minister. Kur jemi takue me Ahmet Krasniqin, Adem Demaçi ka qene si garantues per te dy. Kemi diskutue per fondin, forcat ajrore, dhe u kerkue qe komunikatat e UÇK’s me dale nga dikund tjeter. S’ka pase marreveshje per me iu bashkue strukturat e as ministria…Per mue loja u zhvillue – kush po e merr ne kontroll UÇK’n”, tha nder tjera Haliti ne kohen kur ishte ne UÇK.

Ai shtoi se s’asht ba kurrfare marreveshje me FARK dhe se per kete ka fakte.
“Jane njerez te vegjel ata qe dojne me u marre me kete gja”, tha ai.

Per bllokaden ne Kuvend Haliti tha se “gabimi ma i madh asht mendimi me shkue ne zgjedhje te parakohshme, dhe gabimi i dyte asht i opozites qe ia ka mbyll gojen vetes tue e bojkotue Kuvendin”. Simbas tij, e vetmja gja qe kishte me u ba ne rast te zgjedhjeve te parakohshme asht shpenzimi i buxhetit dhe lodhja e marrja e kohes se qytetareve me parulla politike.

Per te, Serbia asht e interesueme me destabilizue Kosoven tue pengue funksionimin e institucioneve.

“Ne nji vend demokratik, mbas Gjykates Kushtetuese asht veç Zoti”, – tha ai kur u fole per marreveshjet e nenshkrueme nga pala kosovare, per te cilat opozita tha se jane anti-Kushtetuese.

“Une jam qe te dialogohet me opoziten, qellimi i secilit prej neve asht i njajte. Asht mire me qene krejt ne Parlament e me u perplase. S’mundesh me ju ike marreveshjeve nderkombetare as me Kushtetute e as me marreveshjen e Ahtisaarit. Ky asht shteti … mos te harrojme ku kemi qene dhe ku jemi”, tha nder tjera ai kur u pyet se a asht ne rregull per te me vazhdue punen Kuvendi deri ne 2018’n pa opoziten.

Gjate bisedes, ai bani thirrje me u arrestue tane ata qe jane korruptue, qysh tha ai – pa marre parasysh se kush asht.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare