Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, po qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel, për të parë nga afër ecurinë e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit(MSA).
Gjatë vizitës në Bruksel, nënkryetari Haliti është takuar së pari me kryetarin e Komisionit Parlamentar Evropian për marrëveshjen e MSA-së me Kosovën, Tonino Picula.
Gjatë diskutimit për liberalizimin e vizave, Haliti dhe Picula kanë vlerësuar se Kosova ka përmbushur të gjitha obligimet dhe se ka mbetur vetëm edhe çështja e ratifikimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
Në këtë takim janë diskutuar edhe çështje të brendshme organizative që kanë të bëjnë me Komisionin e përbashkët Parlamentar, ku Haliti dhe Picula janë bashkëkryetarë.
Gjatë vizitës në Bruksel, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, do të ketë takime edhe me zëvendëspresidenten e Parlamentit Evropian, Ulirike Lunacek dhe me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon.