Haliti: Ia dola që takimi “ROSE- ROTH” vitin e ardhshëm të mbahet në Kosovë

E publikuar: 12/10/2015 13:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka njoftuar se Sekretariati i Asamblesë vendosi që takimi “ROSE- ROTH” i Asamblesë Parlamentare të NATO -s, vitin e ardhshëm të mbahet në Kosovë.

Haliti ka thënë se kjo vjen si rezultat i përjekjeve të vazhdueshme të tij, duke shtuar se takimi i këyre përmasave shpreh besimin që NATO ka tek qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj.

Ky është postimi i Halitit në Facebook

Kam kënaqësinë që me qytetarët e Republikës së Kosovës të ndajë një lajm të mirë: pas shumë përpjekjesh të bëra, ia dola, Sekretariati i Asamblesë vendosi që takimi “ROSE- ROTH” i Asamblesë Parlamentare të NATO -s, vitin e ardhshëm të mbahet në Kosovë.

Një takim i këtyre përmasave është në interes të Kosovës, shpreh besimin që NATO ka tek qytetarët e Kosovës, institucionet e saja si dhe tek popujt e qeveritë e rajonit, për vazhdimin e politikave të shtensionimit dhe përmirësimin e raporteve ndërmjet popujve të rajonit.

Është përgegjësi e institucioneve dhe popullit të Kosovës që të vazhdojmë përpjekjet e përbashkëta me Perëndimin për të luftuar terrorizmin, krimin e organizuar, korrupsionin dhe për të shtuar masat e sigurisë për Kosovën dhe Rajonin.
Evropianizimi i Ballkanit është kontribut për sigurinë e kontinentit tonë, paqën dhe sigurinë e vendeve të cilat janë të bashkuara për bashkëveprim për liritë e të gjithë njerëzimit.