Haliti e lut deputetin e PDK’së gjatë seancës: “O Zenun ku je tu shku, ulu me votu”

E publikuar: 01/03/2018 17:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, i cili sot ka kryesuar seancën, e ka lutur publikisht deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajazitin që të ulet dhe të votoi.
“O Zenun ku je tu shku, ulu me votu”, është dëgjuar t’i ketë thënë Haliti, Pajazitit.

E pas kësaj kërkese publike të Halitit, përgjigja e Pajazitit ishte se nuk mund të ulet, për arsyeje të panjohura.

Kërkesa e Halitit u përcjell me të qeshura të mëdha nga deputetët e pranishëm në seancë./GazetaExpress/