Xhavit Haliti, njëri nga themeluesit dhe figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tani nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, në Zona B të Klan Kosovës, ka shpalosur atentatet e shumta që janë bërë ndaj tij.
Haliti, i ka dhënë me iniciale të gjithë ata që kanë dashur ta ekzekutojnë dhe ka folur për arsyet që pretendohet të kenë qëndruar pas.
Ai thotë se njëri nga atentatet është porositur nga shokët e tij, njofton Klan Kosova.
“Në vitin 1999 kemi shkuar në Dajt me Jakup Krasniqin F,N, B.D kanë dhënë urdhër për të më vrarë, njëri ka qenë çun i vëllait të mikut tim. F.N-ja e ka sabotuar aksionin”.
“A.A , A.S, B.M , F.E në vitin 2000 në Prishtinë, gjoja për hakmarrjen e Ilir Konushevcit se unë kam faj për vrasjen e Ilirit, kanë dashur të më vrasin”.
“Njëri nga prestarët e grupit ka informuar një shërbim mik tonin dhe ata më kanë larguar prej Kosovës për disa ditë dhe është heshtë”.
“Angazhimi i dytë është i një grupi kriminal nga Peja dhe Llapi. E ka prokuroria këtë çështje. Është një grup që e ka drejtur A.S dhe F.E që e kanë pasur për detyrë të më ekzekutojnë me urdhër nga shokët e mi ose më mirë ta them ish shokët e mi”.