Halimi betohet se nuk do të dalë 10 vjet në TV nëse rezultati për zgjedhjet nga PIPOS nuk del i saktë

E publikuar: 09/02/2021 11:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sondazhi final i PIPOS, ka treguar edhe njëherë se VV-ja prin me mbi 40.59%,derisa si parti e dytë del PDK me 22.3%, kurse LDK del e treta me 19.35%, derisa AAK ka përqindjen e 7.8%, si partia e katërt, derisa NISMA del me vetëm 3.15%.

E, autori i këtij sondazhi, Fisnik Halimi, që u prezantua në Klan Kosova, ka bërë një deklaratë të fuqishme.

Ai është betuar se nuk do të dalë për 10 vjet në televizione, nëse ky sondazh nuk del i saktë në rezultate, sipas formulës së realizimit të anketimit të opinionit publik.

Këtë bast Fisnik Halimi e futi me ish këshilltarin e Albin Kurtit, Shkelzen Gashi, ku ky i fundit e kontestoi sondazhin final para zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku është tkurrur epërsia e VV-së, në 40%.