Publicisti dhe analisti politik, Halil Matoshi në emisionin “Click”, ka thënë se historia tek ne, nuk ndërtohet mbi faktgrafi, por mbi baza ideologjike.
“Çdo ditë në Kosovë, shpallet ditë historike në Kosovë”, ka thënë Matoshi. Sipas Matoshit, ishte gazi lotsjellës, i cili i zbehu këto “dita historike” dhe këto ditë të lavdishme në Kosovë, raporton Gazeta Blic.
Sipas tij, në Kosovë gjithçka ka nisur keq.
“Edhe në Amerikë kishin telashe me veteranët e luftës, mirëpo ata nuk u kyçën në politikën e lartë amerikane”, ka thënë ai.
Sipas tij, tek ne ata që luftuan dhe që nuk e kishin asnjë kontratë pune, asnjë përvojë punë, bëhen ministër apo marrin ndonjë post të lartë shtetëror, raporton Gazeta Blic.
















