Halil Matoshi: Mustafa t’i kërkojë falje Kajtazit, lëndën për privatësi ta dërgoj në Gjykatë

E publikuar: 23/03/2016 22:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari dhe analisti Halil Matoshi është i ftuari i Zonës B në Klan Kosova.

Matoshi ka thënë se Mustafa do të ishte e udhës ti kërkonte falje gazetari Vehbi Kajtazi.

“Mustafa do të ishte e udhës dhe madje do të ishte madhështore e do të dëshmonte lidership t’i kërkonte falje publike Vehbi Kajtazit dhe Insajderit”.

“Kajtazi pretendon se e ka të ruajtur mesazhin se ia ka dërguar zoti Mustafa dhe që ia ka shkruajtur pse po kërcënon ndërsa Mustafa pretendon se nuk e ka kërcënuar”

“Nëse mundet, Vehbiu duhet të ja zbardhë publikut se a e ka kërcënuar a jo ndërsa Mustafa duhet të ishte i sinqertë dhe ai ti kërkonte publikut falje, gjithashtu Vehbi Kajtazit ndërsa lëndën për cenim të privatësisë ndaj Insajderit ta dërgonte në Gjykatë”.

“E lexova ligjin britanik që nuk e mbron veç privatësinë e qytetarit por edhe prestigjin, nëse ti ia cenon privatësinë ia ke cenuar edhe prestigjin”.

“Është edhe një ligj në Kosovë që është ligji për mbrojtjen e të dhënave personale që i mbron pra të dhënat dhe nuk lejon me hy edhe me hallakat pa lejen e Gjykatës të dhënat e tua konfidenciale”

Matoshi ka thënë se Ragip Mustafa siç ka deklaruar ai ka shkuar në rrugë legale në Perëndim.

“Mustafa në 2014 nuk ka qenë kryeministër kur vëllai i tij në rrugë legale nga Bullgaria ka shkruar atje dhe Isa Mustafa nuk e ka asnjë faj”.

“Kërkesa e tij për azil është lajm, bile atraktiv mirëpo kërkesa e tij për azil në Gjermani është bërë duke mbajtur shpresa në shërim dhe është kthyer pas 4 dite duke kërkuar trajtim në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë”

“Nuk është shkelje e etikës nëse ai flet vetë por pjesa e dytë e tregimit të Insajderit është fakti se është luajtur me sëmundjen dhe tragjedinë e një qytetarit për të atakuar kryeministrin”.

Mandej ata kanë zbuluar edhe një sëmundje të kryeministrit.

“Është zbuluar sëmundja kryeministrit sepse thuhet disa bypassa, nëse një mjek pa etikë që e ka shkelur betimin e Hipokratit se është hipokrit nuk duhet të biem në këtë ndikim”.

“Duhet me i tregu publikut se nuk është i aftë më udhëheq, publikut nuk i intereson diagnoza e kryeministrit”.

Matshi poashtu ka thënë se ekipi i këshilltarëve duhet me vendos nëse kryeministri duhet me komuniku me publikun, me media, e jo kryeministri të thirrë në telefon një gazetarë.