Analisti politik, Halil Matoshi brenda 24 orëve ka dhënë qëndrime të ndryshme sa i përket marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe.
Derisa vetëm një ditë pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel për Asociacionin e Komunave ai ka theksuar se ky asociacion nuk ka të bëjë fare me autonomi dhe se Kosova është shtet modern, ai sot ndërkaq, ka theksuar se Asociacioni nënkupton autonomi personale dhe kulturore. Këto deklarata të ndryshme për asociacionin, kanë krijuar dilema nëse është apo s’është autonomi. Megjithatë, i mbetet Matoshit të jap një qëndrim përfundimtar për këtë çështje./ Gazeta Blic