Instagram publikoi të dhëna rreth një problemi kritik sigurie i cili besohet se ka ekspozuar numrat e telefonit dhe adresat e e-mail-it të një numri të konsiderueshëm personash me famë.
Rrjeti social në pronësi të Facebook u dërgoi një e-mail të gjithë të prekurve, njerëz me famë, për ti vënë në dijeni.
Sipas Instagram, disa hakera kanë shënjestruar profilet e njerëzve me famë për tu marrë informacionet e kontaktit.
Instagram tha se fjalëkalimet nuk janë vjedhur, por paralajmëroi përdoruesit që të jenë të kujdesshëm nëse vënë re aktivitet të dyshimtë në llogaritë e tyre.
Profilet dhe llogaritë e prekura ngelen një enigmë. Thyerja e sigurisë erdhi nga një problem në softuerin e vetë Instagram.
Rrjeti social fajëson ndërfaqen e programit të aplikacioneve (API), por shtoi se problemi është adresuar.
Kompania paralajmëroi përdoruesit me profile të verifikuara të jenë vigjilent për thirrje, SMS apo e-mail-e të papritura.
Instagram ka 500 milion përdorues në mbarë botën, 300 prej të cilëve e përdorin njëherë në ditë. /PCWorld Albanian