Nuk ka uebsajt ose llogari që nuk sulmohet kur është e lidhur me internetin, edhe pse ka mënyra që e bëjnë të vështirë. Pas kësaj që thamë, Tesla pati një goditje të dyfishtë gjatë fundjavës, duke qenë se uebsajti i saj po ashtu edhe llogaria e Twitter-it u hakuan gjatë fundjavës. E gjitha duket të jetë një rreng, i cili bëhet mes piratëve kibernetikë rivalë.
Llogaria personale në Twitter e Elon Musk është hakuar të shtunën në mbrëmje ( me orën e SHBA-së) dhe njerëzit që fshihen pas kësaj thuhet se janë ekipi famëkeq i piratëve kibernetikë, që njihen si Lizard Squad.
Gjatë kohës që kishin nën kontroll profilet dhe faqen e Tesla-së ata shfrytëzuan rastin për të bërë disa lajmërime si “ofrojmë një makinë Tesla falas”./http://krokodili.al/