LSI ka nisur luftën frontale kundër Dritan Priftit, personit që prej 4 vjetësh po e dëmton Ilir Metën më shumë se çdo kundërshtar tjetër politik në vend.
Dy foto janë publikuar sot në disa media pranë LSI -së, në të cilat tregohet ish –Ministri i Ekonomisë nën shoqërinë intime të një vajze.
Lapsi.al ka mësuar se fotot janë marrë nga një video e Dritan Prifit me vajzën, e cila është identifikuar nga lapsi.al, por që redaksia jonë ka vendosur të mos e bëjë publik identitetin e saj.
Publikimi i këtyre fotove tregon se tashmë LSI nuk ka asgjë për të humbur në betejën kundër ish –ministrit të saj që fillimit e goditi Ilir Metën duke e detyruar të jepte dorëheqjen si zv/kryeministër dhe ministër i Jashtëm.
Në LSI besojnë se Dritan Prifti qëndron edhe pas historisë së porosisë së dy vrasjeve nga Ilir Meta dhe pas sulmit që po i bëhet për aferën CEZ. Lapsi.al mëson se mediat pranë LSI –së do të publikojnë disa foto e video të tjera kompromentuese për Dritan Prifitin, i cili këto ditë është shfaqur shumë i ashpër ndaj Ilir Metës dhe disa njerëzve pranë tij. Ai së bashku me Tom Doshin dyshohet se kanë komunikuar edhe me Kastriot Ismailajn e kompanisë DIA për ta bindur të dëshmojë kundër Metës, siç thuhet në një letër që Spartak Braho u ka dërguar Presidentit, Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit, për të shprehur shqetësiminin se Prifiti e Doshi kanë një plan për të destabilizuar vendin.