Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, ka thënë se Vjosa Osmani nuk mund të konsiderohet më pjesë e LDK-së, përderisa ajo deklaroi që “edhe zogjtë e dijnë për raportet e saj me Albin Kurtin“, kryeministrin në detyrë të Kosovës.
Rugova ka deklaruar sot se nuk ekziston asnjë standard botëror i njëjtë me sjelljen e kryetares së Kuvendit të Kosovës me partinë ku bën pjesë, në këtë rast me Lidhjen Demokratike të Kosovës, përcjellë Klan Kosova.
”Vjosa Osmani ka thënë se ”edhe zogjtë e dijnë për raportet e saj me Albin Kurtin” dhe u kry puna”.
”Ajo nuk është më në LDK dhe nuk ka asnjë standard në botë, e që ekziston, në të cilin mund të lejohet që dikush ta trajtojë atë [Vjosa Osmanin] në këtë formë”, citon gazeta Blic të ketë thënë Rugova.
Mosmarrëveshjet mes Osmanit dhe partisë së saj nisën qysh pas rrëzimit të qeverisë Kurti, kur ajo votoi kundër rrëzimit të Kurtit.